Teuta në basketboll për meshkuj nuk arriti të shfaqë versionin më të mirë në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, duke u mposhtur nga Apolonia me rezultatin 85-61. Ndeshja nisi e ekuilibruar, me dy periodat e para që u zhvilluan me ritëm të lartë dhe diferencë të ngushtë.
Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës durrsake, miqtë nga Fieri arritën të kontrollojnë ritmin e ndeshjes dhe të sigurojnë fitoren. Sidomos në gjysmën e dytë miqtë nga Fieri treguan më shumë saktësi dhe energji, duke e thelluar epërsinë dhe marrë fitoren e parë ndaj Teutës në këtë kampionat. Kjo ishte humbja e parë për Teutën në sezonin aktual, ndërsa skuadra pritet të rikthehet më e fortë në ndeshjet e ardhshme.





