Java e 17-të e Superligës në basketboll për meshkuj u mbyll me fitoren e Tiranës ndaj Teutës me shifrat 96-63, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.

Një takim që pritej me interes, pasi përballeshin dy ekipe pretendente për titull, por parketi tregoi se Tirana është më superiore.

Avantazhi 53-31 që bardheblutë krijuan që në periodën e parë tregoi qartë se miqtë nga kryeqyteti do ta kishin të lehtë fitoren.

Durrsakët për asnjë moment nuk arritën të rivalizojnë, duke humbur takimin, por jo vendin e tretë.

Ndërsa Tirana hipotekon kreun dhe nis të mendojë që tani për ndeshjet e play off-it, me faktorin fushë që do ta ketë në anën e tij.