Teuta e ka nisur mjaft mirë këtë vit si dhe fazën e dytë të kampionatit duke mposhtur Vllazninë në Shkodër në një ndeshje plot emocione ku u deshën shtesat që durrsakët të arrijnë një fitore të bukur dhe të rëndësishme. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” pas kohës shtesë durrsaket kanë triumfuar me rezultatin e pergjithshëm 96-91. Ndeshja ka filluar me rivalitet të madh dhe kjo e ka shoqëruar gjatë periodës së parë e cila u mbyll me shifrat 24-23 në favor të Teutës. Durrsakët e kanë rritur edhe më shumë lojën në periodën e dytë e cila u mbyll 26-14 po për ta dhe në këtë mënyrë Teuta shkon në pushim me një diferencë prej 13 pikësh.
Teuta vazhdoi ta shtonte epërsinë edhe në periodën e tretë e cila fitohet sërish 22-16 prej saj dhe me një diferencë prej 19 pikësh 10 minuta para fundit të takimit, duket se gjithçka është mbyllur, por nuk do të ndodhte kështu. Vllaznia bën thuajse të pamundurën në periodën e fundit. E fiton 31-12 dhe në këtë mënyrë koha e rregullt e ndeshjes do të mbyllej në shifrat e barabarta 84-84, çka e bëri të nevojshme “overtime”. 5 minutat e saj shfaqën një Teutë më të mirë në fushë e cila arriti të triumfonte në fund me rezultatin e përgjithshëm 96-91.