16 Shtator 2014 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës mposhtën Serbinë me rezultatin e thellë 129-92 dhe fituan titullin e pestë botëror, duke barazuar Jugosllavinë, ku serbët janë trashëgimtarët e tyre. Përcaktuese në fitimin e medaljes së artë ishte performanca e Kiri Iriving nga gjuajtjet për tri pikë. Jo më kot Irving u zgjodh edhe “MVP”-ja e Botërorit. Trajneri Majk Krzizevski dhe ekipi i tij sigluan fitoren e 45-të radhazi (për herë të fundit humbte në gjysmëfinalen e Botërorit të 2006-s) dhe medaljen e katërt të artë radhazi pas dy të fituara në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″ e “Londër 2012″ dhe asaj në Botërorin e 2010-s. E kuotuar si favorite e Botërorit të Spanjës, në finalen madrilene “Dream Team” manifestoi pritshmëritë duke sfumuar çdo shpresë të serbëve. Ndeshja e djeshme ishte një spektakël, por jo rekord botëror, pasi kjo është fiksuar në vitin 1994, kur Amerika do të shkatërronte Rusinë me shifrat 137-91. Kombëtarja amerikane bëri historinë në aktin e fundit të kampionatit botëror në basketboll për meshkuj duke u bërë skuadra e tretë që rikonfirmohet kampione e botës. Më herët ka qenë Brazili në 1959- n (Santiago, Kili) e 1963-shin (Rio de Zhaneiro) dhe përfaqësuesja jugosllave në Botërorin e 1998-s (Athinë, Greqi) dhe 2002-shit (Indianapolis, SHBA). Si pjesë e ish- Jugosllavisë, Serbia është ngjitur në majën e fronit botëror pesë herë, përkatësisht në 1970-n në Lubjanë; 1978 në Manila; në 1990 në Buenos Aires; në 1998-n në Athinë dhe për herë të fundit u shpall kampione e botës në 2002- shin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në edicionin “Spanjë 2014″, të dy skuadrat finaliste u përfaqësuan me lojtarë të rinj në moshë. SHBA-ja zbriti në parket me moshën mesatare 24 vjeç (dy vite më të re se Serbia).

INFO

SHBA-SERBI 129-92(35-21, 32-20, 38-26, 24-25)

SHBA: Kerri 10, Tompson 12, Fared 12, Gei 11, DeRozan 10, Irving 26, Plamli 1, Kazëns 11, Harden 23, Devis 7, Dramond 6. Topa në tabelë: Kerri 1, Roz 1, Fared 7, Gei 3, DeRozan 1, Irving 1, Plamli 4, Kazëns 9, Harden 3, Devis 4, Dramond 2. Asiste: Tompson 2, Roz 6, DeRozan 1, Irving 4, Kazëns 1, Harden 2. Trajner: Majk Krzizevski

SERBI: Teodosiç 10, Joviç 6, Bogdanoviç 15, Bjelica 18, Markoviç 3, Kaliniç 18, Krstiç 4, Raduljica 9, Katiç 2, Stimak 7. Topa në tabelë: Joviç 2, Bogdanoviç 2, Bjelica 3, Markoviç 6, Kaliniç 3, Krstiç 1, Raduljica 3, Katiç 1, Stimak 2. Asiste: Teodosiç 7, Joviç 3, Bogdanoviç 1, Bjelica 4, Markoviç 3, Kaliniç 1, Katiç 1. Trajner: Sasha Xhorxheviç
GJYQTARË: S.Saibel (Kan), E.Viator (Fra), B.Rizhik (Ukr)
SPEKTATORË: 13673

/Agjencia e lajmeve Dyrrah/