Teuta në basketboll për meshkuj shpëthen në parket duke mundur me rezultatin e thellë 137-75 Skënderbeu, për llogari të javës së gjashtë të Superligës.
Në pallatin e sportit “Ramzan Njala”, në Durrës, Teuta shfaqi qart ambiciet e saj duke fituar periodën e parë 35-15.
Edhe në 10 minutëshin e dytë dominojnë “Djemtë e Detiti”, që fituan 32-15 dhe shkuan në pushim në avantazh të 37 pikëve, 67-30.
Në pjesën e dytë të lojës trajneri Nikola Milatovic, aktivizon edhe lojtarët e rinj, por sërish Teuta bën ligjin në parket duke fituar 35-16 periodën e tretë dhe 35-29 të katërtën.
Kjo ishte fitorja e katërt në 6 ndeshje për Teutën në këtë sezon.
TEU 35 32 35 35 137
SKE 15 15 16 29 75