Superliga e basketbollit të meshkujve ka zhvilluar javën e tetë ku në ndeshjen e mbrëmjes, Teuta triumfoi ndaj Tiranës, gjithashtu në shifrat 76-83 (15-19, 13-21, 19-23, 29-20). Një provë bindëse e durrsakëve, që konfirmohen si forcë e dytë në kampionat.
Teuta komandoi për tri perioda, duke i rezistuar në fund ofensivës së bardhebluve. Tirana u përmirësua ndjeshëm në çerekun e katërt, por pa arritur që të kompletojë përmbysjen.
Tiras Morton u shpall lojtari i ndeshjes, me 19 pikë, 12 kërcime dhe 5 asistime për bregdetarët. Për Tiranën nuk mjaftoi i zakonshmi Endrit Hysenagolli, autor i 26 pikëve dhe 9 kërcimeve.