Besëlidhja vijon marshimin perfekt në kampionatin shqiptar të basketbollit, duke regjistruar fitoren e nëntë në po aq ndeshje dhe duke mbetur skuadra e vetme e pamposhtur. Ekipi lezhjan e konfirmoi formën e shkëlqyer të hënën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ku mposhti bindshëm Teutën me shifrat 106-68. Besëlidhja vendosi menjëherë fatet e takimit, duke dominuar që në periodën e parë, të cilën e fitoi 34-10. Superioriteti u konfirmua edhe në periodën e dytë, me shifrat 27-16, ndërsa në pushim të ndeshjes skuadra e drejtuar nga Afrim Bilali kryesonte thellë 61-26.

Në çerekun e tretë pati një rënie ritmi nga ana e vendësve, çka i dha mundësi Teutës të fitojë 27-22 dhe të ngushtojë disi diferencën në 83-53. Megjithatë, Besëlidhja rifitoi kontrollin në periodën e fundit, të cilën e mbylli 23-15, duke vulosur përfundimisht fitoren 106-68. Më i miri për Besëlidhjen ishte Edmonds me 19 pikë, ndërsa për Teutën u dallua Pauers me 31 pikë. Në ribaunde spikati Hamati me 6 kapje për vendasit, ndërsa për durrsakët Memçaj që regjistroi 8. Në asistime u veçua Prodani me 7 asist, po aq sa Memçaj për Teutën, ndërkohë që Hamati kontribuoi edhe me një bllokime.