Në Superligën e basketbollit për meshkuj janë luajtur dy sfidat e rëndësishme Vllaznia – Goga Basket dhe Teuta – Barleti Eagles. Shkodranët kanë arritur të marrin një fitore të rëndësishme në shtëpi 91-73, ndaj vendit të dytë Goga Basket dhe tashmë i kanë barazuar me pikë në renditje nga 16 secila.

Vllaznia administroi pothuajse të gjithë lojën duke qenë pothuajse gjatë gjithë kohës 10 pikë më para se kundërshtarët. Nga ana tjetër Teuta vazhdon rezultatet pozitive dhe shkëputet nga vendi i dytë me 3 pikë, pas fitores së thellë ndaj Barleti Eagles 101-66. Durrsakët janë pretendentët kryesor për të fituar titullin këtë sezon. Për të mbyllur fazën e parë do të luhet dhe sfida e fundit derbi midis Partizanit dhe Tiranës në pallatin e sportit “Farie Hoti”.

Vllaznia – Goga Basket/ 91-73

Teuta – Barleti Eagles/ 101-66