Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj tashmë po i drejtohet fundit të sezonit të rregullt, teksa dje ka ulur siparin edhe java e 19-të. Teuta shënoi fitoren më të thellë të javës, teksa mposhti Fierin në transfertë me rezultatin treshifror 94- 125 (16-37, 24-32, 27-31, 27- 25).

Durrsakët ishin të papërmbajtshëm në sulm, ndërsa i mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, për ta kontrolluar lojën qetësisht në gjysmën e dytë. Paraqitje fantastike nga Bacon dhe Gorea, me amerikanin që realizoi 26 pikë dhe 16 asistime, ndërsa kapiteni e mbylli takimin me 23 pikë dhe 16 kërcime.

23 pikë për Teutën regjistroi gjithashtu edhe Small. Në radhët e Fierit spikati i zakonshmi Anyanwu me 37 pikë, 5 kërcime dhe 7 asistime, mbështetur nga Zyberi me 23 pikë dhe 9 kërcime.