Teuta ka mundur Tirana Neptun me rezultat 73:78 (12:23, 15:17, 19:18, 27:20), duke kaluar në gjysmëfinale të Ligës Unike.

Durrsakët në ndeshjen e parë kishin fituar 96:81.

Teuta e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi prej dhjetë pikësh në periodën e parë 11:21, ndërsa këtë pjesë e fitoi me rezultatin 12:23.

Perioda e dytë ishte më e barabartë, ndërsa durrsakët shtuan edhe më shumë epërsinë, duke shkuar në pushim me shifrat 27:40.

Teuta vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, për të ngritur epërsinë në 18 pikë, 38:56, por që më pas u ngushtua nga vendasit, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 46:58.

Në dhjetë minutat e fundit Teuta menaxhoi epërsinë e krijuar, duke triumfuar 73:78 dhe duke kaluar në gjysmëfinale, ku do të takohet me Golden Eagle Yllin, që përfundoi garat e rregullta në vendin e parë.

Te Tirana Neptun u dallua Endrit Hysenagolli me 16 pikë e 11 kërcime, kurse te Teuta u dallua Nasir Core me 19 pikë e nëntë kërcime.