Kampionati kombëtar i basketbollit për mesh kuj ka zhvilluar të shtunën dhe të dielën pesë ndeshje të vlefshme për javën e dytë. Besëlidhja konfirmohet si pretendente teksa shkatërroi me tri shifra edhe Tiranën, ndërsa Teuta mban ritmin e lezhjanëve, pasi gjeti fitoren në një transfertë të thjeshtë kundër Flamurtarit.
Gjithçka e thjeshtë edhe për durrsakët në transfertën e Vlorës. Teuta triumfoi me rezultatin 35-81 (8-20, 5-25, 5- 20, 17-16) në një takim pa histori. Disniveli mes skuadrave ishte i jashtëzakonshëm, me vlonjatët që shënuan vetëm 18 pikë në 30 minutat e para, kundrejt 65 pikëve të miqve. Kapiteni Kristi Gorea me 16 pikë, 8 kërcime e 2 asistime si dhe Grayson Goetz me 15 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, udhëhoqën Teutën në këtë takim.





