Teuta e nis Superligën 2025–26 me këmbën e mbarë, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Kamzës. Pas një ndeshjeje të luftuar deri në fund, “Djemtë e Detit” treguan karakter dhe ekuilibër, duke e mbyllur sfidën me diferencë prej 8 pikësh.
Durraskët koleksionuan 2 pikët e para në kampionat, duke dalë me fitoren 81-89 (20-21, 12-30, 27-18, 22- 20) pas një ndeshjeje të luftuar. Një sfidë me përmbysje dhe ripëmbysje, ndërsa në fund festa ishte për skuadrën bregdetare që drejtohet nga mazalezi Nikola Milatoviç.
Grayson Goetz me 21 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime, Jahmal Abbey-Wright me 21 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime si dhe Kristi Gorea me 16 pikë, 6 kërcime e 2 asistime, udhëhoqën Teutën në daljen e parë sezonale. Për Kamzën shkëlqeu David Murray, por 27 pikët, 10 kërcimet dhe 3 asistimet e amerikanit mbetën vetëm për statistikë.





