Teuta fitoi thellë në “Asllan Rusi”, duke mundur Dinamon e vendit të fundit me rezultatin 63-98 (14-24, 9-26, 16-30, 24-18).
Durrsakët i mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me +27 pikë avantazh, për ta kthyer më pas pjesën e dytë në një takim stërvitor.
Pesë lojtarë të Teutës shënuan kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa më rezultativi ishte Kyle Beisch me 27.