Teuta ka mundur me diferencë të thellë pikësh Vllazninë duke i shkaktuar humbjen e 14 në kampioinat ekipit shkodran. Kampionia ne fuqi e vendit, Teuta, fitoi me rezultatin e thelle 101-68.
Shkodranët e trajnerit Bekteshi në fakt e kanë nisur mirë ndeshjen dhe këtë e tregon edhe rezultati përfundimtar i periodës së parë i cili ka qenë i barabartë 19-19. Por nga perioda e dytë deri në fund gjërat kanë folur për durrsakët që e kanë kaluar rezultatin në favorin e tyre teksa pas periodës së dytë kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me një avantazh prej 8 pikesh.
Perioda e tretë ka folur sërish për Teutën dhe ajo e ka fituar atë 25-13 duke ecur kësisoj e sigurtë drejt fitores së ndeshjes, teksa ka fituar edhe të katërtën 32-19 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin e thellë 101-68. Pas kësaj fitoreje Teuta mban vendin e dytë në renditje, 1 pikë më pak se Besëlidhja e vendit të parë.