Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj ka kompletuar mes kaosit dhe polemikave fazën çerekfinale.

Gjithçka nisi normalisht të mërkurën në Elbasan, me dy ndeshjet e para që u mbyllën normalisht, teksa Besëlidhja mundi Partizanin 101-82, ndërsa Kamza mposhti Apoloninë 90-69. Por një problem teknik me elektronikën në sfidën e tretë, atë mes Elbasanit dhe Teutës e futi kompeticionin në kaos. Ndeshja u ndal në fundin e pjesën së parë, kur shifrat ishin 42-48 për Elbasanin për të mos rifilluar më.

FSHB e zhvendosi kompeticionin për në sallën “Dhimitraq Goga”, aty ku dje duhej të zhvilloheshin gjysmë e mbetur e takimit Teuta-Elbasani si dhe ndeshja VllazniaTirana. Mirëpo ndeshja mes durrsakëve dhe elbasanasve nuk u zhvillua, pasi ekipi bregdetar, i cili kështu kërkuar shtyrjen me një ditë të takimit, nuk u paraqit në pallatin e sportit.

FSHB nuk e mori parasysh kërkesën e durrsakëve për shtyrjen me një ditë të takimi si dhe që ai të luhej në pallatin e sportit “Ramazan Njala”. Kështu kualifikimi shkon në tavolinë për Elbasanin që u paraqit normalisht për ndeshjen, ndërsa Teuta pritet të përballet me disiplinën.