Prej dy sezonesh mban kurorën e kampiones, por duket se edhe në këtë edicion Teuta do të ketë një rol protagonisteje kryesore në kampionat. Këtë e tregoi më së miri edhe takimi i djeshëm ndaj një rivali jo të lehtë si Kamza. Por bregdetarët e Melzin Lazimit nuk falën në shtëpi, madje duke treguar të gjithë superfuqinë e tyre. T
akimi i luajtur në “Ramazan Njala” përfundoi me rezultatin e thellë 95-52 (31-11, 18-7, 22-21, 24-13) për të zotët e shtëpisë.
Një ndeshje e dominuar që nga fillimi e deri në fund nga Teuta, e cila i futi “turbon” që në start, duke e fituar me plot 20 pikë diferencë periodën e parë, për ta thelluar epërsinë në +43 në sirenën përfundimtare. Plot pesë lojtarë të durrsakëve prekën kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa numrin më të lartë e arriti Eldi Hysa me 21 pikë.
Për Kamzën pikëshënuesi më i mirë ishte Gray me 12.