Ngjarje e pazakontë në një sfidë të NBA-së.
Pikërisht në përballjen mes Atlanta Hawks dhe Charlotte Hornets, e mbyllur me fitoren e thellë 132-103 të skuadrës nga Atlanta.
Miles Bridges, humbi toruan dhe goditi me protezat e dhëmbëve drejt një tifozi, që po i thoshte diçka të pakëndshme, në momentin kur po linte fushën, pasi ishte ndëshkuar me dy gabime teknike brenda pak çastesh.
Ai reagoi ndaj gjyqtarëve për një ndëshkim në momentin e ndërhyrjes ndaj De’Andre Hunter.
Në fakt, Bridges gaboi shënjestrën, pasi nuk goditi me protezën e dhëmbëve tifozin që po e ofendonte, por një vajzë të re, që nuk kishte asnjë lidhje me atë që po ndodhe.
Sipas Charlotte Observer, vajza është 16 vjeçe dhe është goditur në shpatullën e majtë.
“Ajo që bëra është e papranueshme dhe unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë,” – deklaroi pas ndeshjes i penduar Miles Bridges. – “Ishte një gjest që nuk i përket mënyrës sime të sjelljes. E kisha humbur kontrollin. Shpresoj te jem ne kontakt me vajzën për të kërkuar falje nga zemra. Dua të bëj të diçka të bukur që të më falë. E kam vetë fajin.”