Futbollisti francez Alain Bulteel ka bërë tatuazh në trup fytyrën e N’Golo Kante, pasi kishte premtuar që do ta bënte një gjë të tillë nëse Franca fitonte Kupën e Botës. Dhe në fakt “Gjelat” ia dolën duke detyruar lojtarin në fjalë të respektonte bastin e vendosur me shokët.
Të paktën diçka pozitive ky bast e pati sepse bëri që Bluteel të bëhej i njohur në rrjet, sepse lojtarin e skuadrës amatore US Niederbronn, pranë Strasburgut, pak vetë mund ta njihnin para se të përjetësonte në trup fytyrën e mesfushorit të Chelseat, pas një "operacioni" që zgjati plot 4 orë.
21-vjeçari tha: "Vendos shpesh baste me miqtë e mi, por ky ishte më i çmenduri. Dhe kur vë bast e humbet duhet të mbash fjalën. Zgjodha Kante për shkak të buzëqeshjes së tij, faktit që është i turpshëm, modest dhe me rekorde fantastike. Është një tatuazh për së mbari që do të qendrojë me mua përjetë".
Tatuatorja që realizoi veprën shtoi: "Na u desh pak punë për ta përfunduar por jam shumë e lumtur me rezultatin. Është i mrekullueshëm".





