Futbollisti gjerman, Bastian Schweinsteiger të martën kurorëzoi dashurinë e tij me tenisten serbe Ana Ivanovic. Por mesa duket çiftit i pëlqeu shumë eksperienca, kështu që të mërkurën bënë martesën në kishë.

Këtë herë Ana kishte zgjedhur një fustan të bardhë të mrekullueshëm, ndryshe nga ai i thjeshti i së martës.

Mësohet se Bastian dhe tenistja u bashkuan me familjarët e tyre në Itali vetëm 1 ditë pas mbylljes së “Euro 2016”. Sipas asaj që publikohet në median gjermane, askush nga të ftuarit nuk e dinte se ku do të zhvillohej ceremonia e martesës dhe udhëtuan për në Itali nëpërmjet një avioni privat. Ata e zhvilluan ceremoninë e betimeve në Misericordia në qytetin romantik të Venecia-s.
Pas dy ditësh ceremonish  martesore, futbollisti gjerman dhe tenistja bukuroshe serbe do të udhëtojnë për muajin e tyre të mjaltit.