Prej orëve të mëngjesit, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, të mërkurën hetuesit kanë bastisur banesë e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lajmin e konfirmoi avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini, i cili tha se bastisja në banesën e Behramajt ka nisur rreth orës 08:30 të mëngjesit.

“Mund të konfirmoj në cilësinë e avokatit të Behramajt se bastisja është në rrjedhje e sipër. Pa përfunduar bastisja s’mund të them asgjë. Bastisja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit”, është shprehur Qerkini, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, në lidhje me bastisjen, nga ZPS-ja për Klankosova.tv kanë refuzuar që të përgjigjen.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi hetimet e veta”, është shprehur Christopher Bennett.