Një aksident pak i çuditshëm sapo është regjistruar në rrugën “Pavarësia” në zonën e plazhit në Durrës.

Mjeti tip Toyota Yaris ka përfunduar e kthyer në një anë në mes të rrugës, ndërsa mjetet e tjera vijojnë të lëvizin në të dy anët e saj.

Pritet që grupi hetimor të zbardhë dinamikën e aksidentit, që fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.