Kreu i PartisëAgrare Ambientaliste Agron Duka, nuk e ka kursyer ironinë me kryeministrin Edi Rama, i cili e krahasoi Partinë Socialiste me Real Madrid dhe opozitën me Vaqarrin.
“Arroganca e tij është e tillë sa që krahasohet me Realin, por e vetmja gjë që i bashkon është mënyra sesi ai fitoi zgjedhjet dhe Reali ndeshjen me Bayerin, duke vjedhur”, tha Duka gjatë takimit me strukturat e partisë në Kukës.





