Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për shumë çështje mbrëmjen e djeshme në News24 në emisionin “Dritare me Rudinën”. Nga marrëdhënia me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, tek ajo me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta, bashkëshortin e saj.

E pyetur për Bashën, Kryemadhi tha se e ka pasur të vështirë të ringrejë PD-në. “Rama më urren, më ka frikë dhe më do se kot nuk më përmend”, tha Kryemadhi.

Ndërsa për raportin me Metën, kryetarja e LSI tha se e gjithë marrëdhënia e tyre në rreth 20 vite ka qenë e kushtëzuar dhe se tani mund të rrinë dhe të shijojnë. Nuk ka munguar edhe një batutë e Kryemadhit.

“Në 27 vite që unë jam me Ilir Metën, jeta jonë në çift ka qenë e kushtëzuar dhe te fëmijët dhe në familje. Kjo është periudha më e bukur sepse atë pak kohë që rrimë e shijojmë, se dhe fëmijët janë rritur. Ata janë me studime dhe na gjykojnë, kanë një qëndrim gjykues karshi nesh. Ka pasur raste që mendimet e mia me mendimet e Ilir Metës kanë qenë aq të kundërta dhe kemi ndenjur me javë pa folur.
Ore dashuri me Ilir Metën bëj unë, mos e ki atë merak ti. Nuk bëj vetëm politikë. Ilir Meta është shumë diplomatik. Kërkon gjithmonë stabilitet. Kurse unë jam më mirë një fund i tmerrshëm, se tmerr pa fund. Ilir Meta kështu ka qenë gjithmonë”,
tha Kryemadhi.