Dje para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Olimpiakosit, televizioni Mediaset Premium ka bërë një lidhje drejtpërdrejt nga stadiumi me këshilltarin strategjik të klubit grek, ish-futbollistin e njohur francez Kristian Karembo.
Në studio ka qenë si gjithnjë i pranishëm edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i cili ka shkëmbyer batuta me ish-shokun e tij të skuadrës te Real Madridi.
“Paske mësuar të lidhësh kravatën?”, e pyeti italiani. “Po, ma ke mësuar ti”, iu përgjigj francezi.
Emisioni në kuadër të Ligës së Kampioneve transmetoi në këtë moment gjithashtu edhe disa pamje të dy lojtarëve kur fituan trofeun më të madh europian me fanellën e Realit, në finalen ndaj Juventusit. Në pamjet e shfaqura duket edhe Alesio Takinardi i trishtuar, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në studio





