Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në një sipërmarrje të bimëve medicinale në një fshat të Beratit ku nuk i ka kursyer batutat me pronarin.
Në momentin që është takuar Rama e ka pyetur nëse ka qënë ndonjëherë i dënuar duke i treguar frikën se mund t’ju dilte ndonjë foto nga përqafimi sëbashku në media pastaj.
BISEDA
Rama: Si je bos, mos ke ndonjë precedent penal ti se na nxjerrin në fotografi bashkë dhe…
Qesh biznesmeni: Jo.
Rama: Dënime s’ke pasur në të kaluarën ëëë?
Biznesmeni: Jo, jo s’kam asnjë. Kam 25 vjet që punoj me bimë medicinale, madje edhe në Amerikë eksportoj.





