Baumarket Gjiri i Lalzit në bashkëpunim me Baumarket Albania zhvilloi një “Demo Day” në pikën e saj në Gjirin e Lalzit, duke sjellë një atmosferë festive me aktivitete, demonstrime dhe dhurata për vizitorët.

Në videon e publikuar nga kompania shihen dhjetëra fëmijë që marrin topa futbolli, ndërsa qytetarëve u shpërndahen edhe dhurata të tjera falas. Aktiviteti u shoqërua me lojëra, demonstrime live dhe një atmosferë plot energji, duke tërhequr pjesëmarrjen e shumë familjeve dhe pushuesve.