I rikonceptuar totalisht, me hapësira të dedikuara sektorëve të veçantë dhe zgjerim të sipërfaqes së ekspozimit, Baumarket Dani Techno Center në Gjirin e Lalzit ofron një larmishmëri të pafund produktesh industriale.


Investimi i sapokryer, që përkon edhe me 3-vjetorin e hapjes së dyqanit, e ka kthyer këtë qendër në një nga hapësirat e ekspozimit të veglave të punës, elektroshtëpiakeve, hidrosanitareve, kopshtarisë etj më të mëdha në Durrës. Me markat më të njohura në treg, cilësinë e garantuar dhe çmimet më konkuruese, zgjedhja që duhet të bëjë klientela bëhet më e lehtë.
“Klientët tanë tashmë janë shtuar jo vetëm nga zona që ne operojmë, por nga gjithë Shqipëria. Në bazë të kërkesave të klientëve ne kemi bërë një rikonceptim ndryshe të të gjitha ambienteve, duke i përshtatur këto të fundit në bazë të sektorëve të veçantë. Kemi produkte nga marka shumë cilësore si Ingco, Borch, Wellmax etj”,- na tregon Klodian Kërtusha.
Ndërkohë administratorja Leandra Kërtusha nuk lë pa përmendur produktet që shërbejnë për mobilimin e shtëpisë, të cilëve u është lënë një hapësirë mjaft e konsiderueshme në ekspozitë.
“Pas dore nuk kemi lënë arredimin e shtëpisë. Mund të përmend këtu hidrosanitaret, aksesorët e kuzhinës, por gjithashtu kemi edhe mjaft sete të ndryshme për sektorin e kopshtarisë. Patjetër që të gjitha këto vijnë me cilësi maksimale dhe çmime shumë të arsyeshme”.


Që në fillimet e tij, Baumarket në Gjirin e Lalzit ishte një biznes që angazhonte të gjithë familjen Kërtusha. Tashmë, 3 vite pas hapjes, Klodiani po mendon për delegimin e kompetencave tek brezi i ri, tek njëra nga vajzat, pasi beson shumë tek vizioni i më të rinjve.
“Duhet të ecim me hapin e kohës. Fëmijët janë të rinj dhe unë mendoj që ky është brezi i inovacionit dhe do ta çojë përpara këtë biznes”,- thotë Kërtusha për “DurrësLajm”.




Çdo 3 muaj, në ambientet e Baumarket Dani Techno Center, testohen produktet më të reja të hedhura në treg nga gjigandët e industrisë. Të shumtë ishin klientët dhe të interesuarit që duke përfituar nga Demo – day testonin në vetë të parë shumë nga veglat e punës, duke vlerësuar maksinalisht cilësinë e tyre.

Njëkohësisht, ofertat fantastike që do të vijojnë përgjatë gjithë muajit maj, janë një mundësi më shumë për klientelën për të përfituar produktin e dëshiruar me çmim mjaft të leverdisshëm.

“Ne kemi menduar që gjatë gjithë kësaj periudhe, deri në fund të muajit, kemi markat Felx, Ingco etj me skonto”.
Me përkushtimin maksimal ndaj klientit, Baumarket Dani Techno Center sjell çdo vit produktet më inovatore industriale duke qenë në sintoni të plotë me fjalën më të fundit të teknologjisë.
M.B.





