Gamë mjaft e gjerë produktesh, surpriza, oferta dhe sigurisht shumë dhurata kanë përfituar klientët e “Baumarket KK Dani”, pranë Gjirit të Lalëzit, në festën e 1- vjetorit të hapjes.
Gjatë kësaj feste të bukur, “Baumarket” prezantoi produktet dhe ofertat e reja që vijnë për të gjitha familjet dhe bizneset në zonën turistike, duke ofruar inovacion, çmime mjaft konkuruese, cilësi dhe asistencë teknike falas.

“Produkte të reja i janë shtuar gamës së gjerë të markave më të njohura gjermane të kopshtarisë, ndërtimit dhe bujqësisë. Janë produkte të fushës së ndriçimit dhe hidrosanitareve, me çmime tepër konkuruese dhe të një cilësie absolute. Të gjthë klientëve ju ofrojmë asistencë falas në montim për çdo produkt që blejnë pranë “Baumarket KK Dani”.
Klodjan Kërtusha, menaxher i “Baumarketit KK Dani”, falenderoi klientët për besimin e treguar gjatë kësaj periudhe 1-vjeçare.
“I jam mirënjohës klientëve pasi u kanë besuar produkteve dhe shërbimeve të ofruara. Në këtë rrugëtim 1-vjeçar jemi rritur bashkë dhe hap pas hapi jemi duke ecur së bashku duke ju ofruar produktet më të mira me cilësinë më të lartë e cmime shumë konkuruese në treg”.

Nga ana tjetër, klientët shprehen mjaft të kënaqur nga shërbimi i ofruar dhe cilësia e produkteve.
Kompania lider në tregun gjerman, me markat e saj ekskluzive, kohët e fundit ka hedhur në treg një pajisje inovative për zonat turistike, robotin për kositjen e barit.
“Nuk ka nevojë që të punësohet një punëtor në këtë kohë krize për krah pune. Roboti në mënyrë tërësisht të pavarur pret barin dhe kryen të gijthë procesin. Punon me karikim. Kur karikimi mbaron, ai shkon vetë ne vendin e karikimit dhe nuk ka nevojë të kontrollohet nga njerëzit”,- thotë Kërtusha.
“Baumarket KK Dani” krahas gamës së gjerë të produkteve ofron oferta speciale për klientët përmes shorteve mujore.
Klientët e këtij Baumarketi shprehen se kanë blerë produkte për kopshtarinë, vreshtarinë, bujqësinë dhe ndërtimin, me çmime konkuruese dhe të një cilësie shumë të lartë.





