11 Mars 2014 – Bayern dhe Atletico Madrid janë kualifikuar për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve duke eliminuan Arsenalin dhe Milanin.
Atletico Madrid ka fituar edhe ndeshjen e kthimit të 1/8 e finales së kësaj gare duke mundur Milanin me rezultat 4-1, në “Vicente Calderon”, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 5-1, madrilenët shkojnë në rundin tjetër të garave.
Sfida e sontem mes Atleticos dhe Milanit është përshkruar më lojë të fortë, e dinamike deri në fund të kësaj supersfidë.
Ishin vëndasit që pas vetëm tre minutave lojë përmes yllit të tyre, Diego Costas kaluan në epërsi prej 1-0. Ndërkohë, pas golit të pësuar, mysafirët morën kontrollonin e lojës dhe në minutën e 27-të me ana të Kakas barazuan rezultatin në 1-1, duke u rikthyer në lojë.
Madrilenët të përkrahur fuqishëm nga fansat e tyre, ia dolën që në pushim të shkojnë më epërsinë prej 2-1 të arritur nga Arda Turan.
Lojë e fortë edhe luajtur edhe në pjesën e dytë. Milanistët më të gjitha e forcat kërkonin golin e dytë në këtë takim, por sulmet e “Rossonerëve” nuk e kishin konkretizimin e duhur.
Ndërkohë, milanistëve goditjen e radhës në këtë ndeshje ua dha Raul Garcia (70), duke shënuar golin e tretë për Atleticon, kurse serinë e golave në këtë ndeshje e mbylli Costa (85) duke realizuar golin e katërt për skuadrën e Diego Simeone, dhe të dytin të tij në këtë ndeshje.
Përfundimisht Atletico Madrid ecën në rrethin tjetër të garave, Milan i thotë lamtumir kësaj ligë.
Ndërkaq, në sfidën tjetër të kësaj mbrëmë Bayern dhe Arsenal kanë luajtur baras 1-1 në “Allianz Arena”. “Bavarezët” kualifikohen për në çerekfinale pasi në përballjen e parë në “Emirates” mundën Arsenalin me rezultat 0-2.
Schweinsteiger (55) solli Bayernin në epërsi, kurse golin e barazimit për londinezët e realizoi Podolski tre minuta më vonë. Gjiganti gjerman ka mundur ta fitojë edhe këtë ndeshje, por Thomas Muller dështoi në finish të takimit nga pika e bardhë





