Bayern Munich është i bindur se do të arrijë nënshkrimin me Joao Félix në këtë merkato transferimi dhe i ka bërë tashmë një propozim të parë Atlético Madrid.
Sulmuesi portugez vlerësohet shumë në menaxhmentin bavarez dhe besojnë se është zëvendësuesi më i mirë i mundshëm i Robert Lewandowskit.
Për këtë arsye kanë vendosur një grusht të madh milionash në tryezën e madrilenëve. Skuadra Colchoneros ka dëgjuar me vëmendje propozimin e parë nga gjermanët, i cili konsistonte në 80 milionë euro fikse, plus përfshirjen e Benjamin Pavard.
Mbrojtësi i djathtë francez ka qenë një nga objektivat e Atleticos për të përmirësuar mbrojtjen e tyre, por në asnjë moment nuk do të pranojnë ndarjen me yllin e tyre të madh për ta futur në akord.
Për Joao Félix drejtuesit e Atleticos shpenzuan plot 126 milionë euro dhe mund të heqin dorë kaq lehtë, pavarësisht se ai nuk ka arritur të jetë brenda pritshmërive.
Gjithsesi, Bayern Munich do të vazhdojë të përpiqet të marrë portugezin në skuadrën e tyre pasi Julian Nagelsmann personalisht e pëlqen dhe beson se ai mund të bëhet një yll i madh në “Allianz Arena”.





