Bayern Munich është duke menduar të afroj portierin spanjoll David de Gea.
Gazeta “Bild”, njofton se De Gea është prioritet për bavarezët, pas divorcit me Manchester United, ku qëndroi për 12 vite.
Duke patur pikëpyetje rreth të ardhmes së Manuel Neuer, Bayern ka nisur kontaktet me ish-portierin e Atletico Madrid, i cili thuhet se e refuzoi Interin pak ditë më parë.
Nëse De Gea përfundon në “Allianz Arena”, kampioni gjerman do ta shesë portierin Yann Sommer, të cilin është duke e pritur krahëhapur Interi.
Ndërkohë, në ndeshjen me Manchester City-n, trajneri Thomas Tuchel zgjodhi në portë Sommer.





