Bayern München ka nxjerrë në shitje dy lojtarë, Douglas Costa dhe Renato Sanches. Mesfushorët nuk kanë bindur në “Allianz Arena” dhe për të dy bashkë klubi bavarez kërkon rreth 60 milionë paundë.Lajmi fillimisht është raportuar nga gazeta gjermane “Bild”, por është përhapur shpejt në Angli, aty ku dy klube janë veçanërisht të interesuara për brazilianin dhe portugezin, Tottenham dhe Manchester United. Costa pati luajtur mirë në gjashtë muajt e parë të sezonit 2015-2016, i pari për të si bavarez, por më pas gjithçka ndryshoi. Gjendja e tij u përkeqësua sivjet, me trajnerin Carlo Ancelotti i cili i dha më pak hapësira.Sanches, ndërkohë, i blerë vjet me shumë bujë nga Benfica, nuk e ka justifikuar investimin e jashtëzakonshëm të rekordmenëve (rreth 80 milionë euro në pesë vitet e kontratës, me të gjitha klauzolat). Ai ka luajtur pak dhe ka shfaqur mangësi në aspektin fizik dhe atë taktik.

Shkurt: Costa dhe Sanches mund të quhen të larguar. Tani mbetet vetëm të mësojmë se cilat do të jenë destinacionet e tyre të radhës.