Duhej të kishte qenë një spektakël jo vetëm sportiv.

Kur Bajerni luan në “Alianc Arenë”, tifozët shijojnë thjesht futboll, por edhe kalojnë dy orë të lumtura pushimi aktiv me familjet.

Gjithsesi, nuk ndodhi pikërisht kështu në sfidën e Bundesligës që bavarezët e patën në shtëpi ndaj Unionit të Berlinit.

Edhe pse rekordmenët e titujve ia dolën 3-0 në fushën e lojës dhe u shkëputën të vetëm në krye të renditjes së kampionatit, tifozët nuk ishin plotësisht të lumtur.

Siç njofton e përditshmja “Bild”, në “Alianc” pati një defekt serioz.

Fjala është për një problem të madh teknologjik, sepse në stadium nuk punoi sistemi I pagesës elektronike, dhe njerëzit nuk mund të paguanin për ushqimin që porosisnin.

Shumë prej tyre u ankuan në rrjetet sociale.

Vetë klubi bavarez u detyrua të kërkonte falje, dhe të jepte disa sqarime.

Sipas komunikatës zyrtare në rrjetet sociale, Bajern njoftoi se aq faqja zyrtare dhe as aplikacioni nuk punuan, ashtu si edhe radioja e klubit.

Ndodh edhe kjo në një impiant futbolli ultramodern si ai në Mynih.

Bajerni gjithsesi i dha një kënaqësi aspak të vogël përkrahësve të tij, duke fituar 3-0 me dy gola të shënuar nga kapiteni I Anglisë, sulmuesi kryesor Harri Kejn, dhe një nga Kingsli Koman.