Pep Guardiola përfundimisht do të largohet nga Bayern Munichu.
Bayern Munich sot në ora 13:00 do të mbajë konferencë për media, ku do të njoftojë se Pep Guardiola nuk do të jetë trajner i skuadrës nga edicioni i ardhshëm.
Spanjolli ka vendosur për t’u larguar, pasi beson se cikli i tij në Gjermani ka përfunduar, i njëjtë sikurse edhe te Barcelona.
Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Karl-Heinz Rummenigge, i cili njoftoj largimin e Guardiolas dhe ardhjen e Ancelottit, raporton gazeta Express.
“Ne jemi falënderues Guardiola për gjithçka që ka bërë, duke i dhenë skuadrës tonë shpresë dhe ne do të përmbyllim këtë edicion me shumë suksese. Me Ancelottin do të kemi sërish një trajner të suksesshëm në Bayern. Ne tashmë po shikojmë përpara për të punuar së bashku”, tha presidenti i Bayernit, Rummenigge.
Ancelotti do të nënshkruaj kontratë tre vjeçare dhe thuhet se është shumë i lumtur për këtë mundësi të re.