Bayern Munchen është një klub i konsoliduar, pasi për të 32 vit radhazi ka bilanc pozitiv. Falë skuadrës së futbollit, të ardhurat ishin më shumë se 950 milionë Euro, por në rast se llogaritet edhe ekipi i basketbollit, shuma kalon 1 miliard.

Në krahasim me bilancin e mëparshëm, është shtuar me 11,4% ku arkëtimi u përllogarit rreth 854 milionë Euro. Sa i përket fitimit neto, është shtuar me 21% në krahasim me 1 vit më parë, duke kaluar 43 milionët.

Zëri kryesor tek të ardhurat e Bayern Munchen janë të drejtat tregtare më shumë se 360 milionë Euro, ndërsa një pjesë tjetër e konsiderueshme ose thuajse 227 milionë vijnë nga ndeshjet.