Real Madridi dëshiron të forcoj repartin e mbrojtjes me yllin e Bayern Munich, Alphonso Davies në dritaren e transferimit të verës.

Drejtuesit e klubit madrilenë dhe mbrojtësi kanadez kanë mbajtur një takim sekret në mesin e muajit shkurt shkruan shtypi spanjoll.

Në këtë takim, Real Madrid thuhet se e ka bindur Davies që të mos e rinovoj kontratën me Bayern, e cila i skadon në vitin 2025.

Në këtë formë, drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë, janë të detyruar ta shesin kanadezin në verën e vitit 2024, ndryshe do ta humbasin me parametër zero një vit më pas.

Davies i është bashkuar Bayern Munich në janar të vitit 2019 dhe është kthyer në një element tepër të rëndësishëm në krahun e majtë të mbrojtjes.

23-vjeçari mund të luaj edhe si mesfushor krahu dhe sulmues i majtë.

Në këtë sezon, ai ka kontribouar me 3 asiste dhe 1 gol në 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet me bavarezët.

Trajneri Carlo Ancelotti kërkon një mbrojtës të majtë dhe drejtuesit e Real Madridit kanë zgjedhur yllin e Byaner-it, për të forcuar këtë repart.

Pas Toni Kroos dhe David Alaba, Alphonso Davies pritet të jetë ylli i radhëz që lë bavarezët për t’iu bashkuar Realit.