Bayern Munich vihet nën akuzë nga UEFA, pasi tifozët bavarezë shfaqën një baner të paligjshëm, ku kritikohej VAR-i gjatë humbjes së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool-it.
Përdorimi i teknologjisë në futbollin gjerman është ndeshur me kundërshtime nga tribunat e stadiumeve atje. Edhe tifozët e Bayernit e kanë shprehur hapur zhgënjimin e tyre në përplasjen e së mërkurës në “Allianz Arena”.
Në baner lexohej: "Futbolli modern vret emocionet. F **k VAR! F **k UEFA!" Bayerni, gjithashtu, akuzohet për shkelje të rregullave të Champions-it, pasi Leon Goretzka mbante veshur fanellën e gabuar në humbjen 3-1. Mesfushori hyri në fushë si zëvendësues me fanellën që mbante logon e “Qatar Airways” dhe “T-Mobile”.
Neni 28 i Rregullores së UEFA-s thotë se ekipeve iu ndalohet të reklamojnë më shumë se një sponsor në fanellat që veshin në garat europiane. Rastet do të shqyrtohen nga trupa e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, më 16 maj.





