Vincent Kompany ka nënshkruan sot kontratën që e bën trajner të Bayern Munich. Ish-mbrojtësi i Manchester City-t, ka firmos deri në qershor 2027 me bavarezët.

Duke folur për mediat e klubit, Kompany, u shfaq i lumtur që do të punoj në një klub të madh si Bayern.

“Mezi pres sfidën në FC Bayern. Është një nder i madh të kesh mundësinë të punosh për këtë klub, Bayern është gjithmonë një institucion në futbollin ndërkombëtar. Si trajner, ju duhet të qëndroni për atë që jeni si person: Më pëlqen të posedoj topin, të jemi kreativ dhe agresivë në fushë dhe mbi të gjitha të guximshëm”, tha Kompany.

38-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë deri më 30 qershor 2027, ndërsa vjen në Mynih pas aventurës në Premier League me Burnley.

Drejtori i Përgjithshëm i Bayern, Jan-Christian Dreesen, u shpreh se kjo ishte zgjedhja më e mirë.

“Të gjithë ne në klub pajtohemi se Vincent Kompany është trajneri i duhur për FC Bayern dhe ne mezi presim të punojmë me të. Eberl dhe Freund kanë punuar pa u lodhur dhe me përpikëri për të gjetur një trajner që do ta udhëheqë Bayernin drejt suksesit dhe do të vazhdojë të zhvillojë klubin me ide të reja. Vincent Kompany përfaqëson pikërisht bashkimin dhe shpirtin e ekipit që na nevojitet”, tha CEO Dreesen.