Në fund të sezonit, Joao Cancelo do të largohet nga Barcelona për t’u rikthyer te Manchester City, klubi i cili zotëron kartonin e tij.
Sidoqoftë, si ai ashtu edhe gjigantët katalanas duan ta “vazhdojnë” marrëveshjen të paktën për sezonin 2024-2025, por do të jetë tepër e vështirë që kjo dëshirë të realizohet.
Së pari, Man City dëshiron një shitje të përhershme gjatë verës, por problemet e vazhdueshme financiare të katalanasve po e bëjnë të vështirë marrëveshjen.
Në këtë fazë, një tjetër huazimi është metoda e tyre e preferuar, por duket e pamundur që gjigantët e Premier League të jenë të hapur për këtë, pavarësisht se zgjedhja e parë e portugezit është Barcelona.
Për më tepër, interesi për shërbimet e Cancelo po rritet. Arabia Saudite është e vetëdijshme, ndërkohë që Relevo raporton se Bayern Munich dëshiron të rikontraktojë 29-vjeçarin, të cilin ata vetë e kishin në huazim sezonin e kaluar.
Bavarezët besojnë se ai mund t’i zgjidhë problemet e tyre si mbrojtësi i djathtë, i cili ka qenë një problem i dukshëm për skuadrën e Thomas Tuchel këtë sezon.
Në këto kushte Man City po përgatitet të zhvillojë një “ankand” këtë merkato për mbrojtësin e krahut, pasi synon të fitoj sa më shumë para për shërbimet e tij.
Raporti sugjeron se 40-50 milionë euro do të mjaftonin për t’i qetësuar ata, ndërsa Barcelona mund të përballojë vetëm të ofrojë deri në 30 milionë euro.
Kjo mund të nënkuptojë se ata nuk mund të arrijnë të nënshkruajnë me një nga objektivat e tyre kryesore të verës, që do të ishte një goditje e madhe.





