Bayern Munich kërkon të kthehet kompetitiv sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit kanë nisur nga puna për të forcuar skuadrën.

Theo Hernandez është një nga emrat që lakohet te bavarezët, por jo vetëm.

Bayerni ka hedhur sytë edhe nga Manchester City, ku synon të afroj John Stones dhe Jack Grealish.

I pari cilësohet si një përforcim me vlera për qendrën e mbrojtjes, me shtatlartin anglez që ka “mësuar” të bëjë edhe rolin e mesfushorit te Citizens.

Pëlqim të madh ka edhe për Grealish, sulmuesin e majtë të kampionëve të Anglisë.

Pavarësisht vështirësisë së këtyre dy operacioneve, drejtuesit e Bayernit do të bëjnë të pamundurën për t’i transferuar në Mynih.