Gjermani, 1 shtator 2014 –  Oktober fest po afron dhe Bajerni i Mynihut dhe këtë vit nxitoi të veshë lojtarët e tij me “lederhosen”. Barazimi me Schalken nuk e ka zbehur atmosferën e festës në skuadrën e Pep Guardiolës, që pavarësisht frenimit në Geselkirshen nuk nguroi të ngrente dolli me një gotë birrë.

Të pranishëm në foton e rastit me veshjen tipike bavareze ishin dhe dy blerjet e reja Xabi Alonso dhe Mehdi Benatia, që duket se u ndjenë shumë përshtat veshur me paliceta e këmishë me kuadrate.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/