Bayern Munich ka postuar një fotografi të Dua Lipës, e cila shihet e veshur me një fanellë të gjigantit bavarez. Klubi më i madh gjerman ndërkohë kësaj fotografie i bashkangjiti një mesazh.

“E kuqja është definitivisht ngjyra jote, Dua Lipa”, shkroi Bayerni në faqen zyrtare të tij në rrjetet sociale, ndërsa postimin e shoqëroi edhe me dy “emoji”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila është rritur në Angli, është tifoze e futbollit. E Bayerni e kishte fatin që ajo të vishte pikërisht fanellën e këtij klubi.