Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët foli për bazën e NATO-s në portin e ri të Durrësit.

Ai tha se do të rikthehet në Bruksel në lidhje me këtë çështje dhe se do të ketë një takim mes ekspertëve shqiptar dhe atyre të aleancës.

Rama u shpreh se përveç pjesës komerciale në portin e tij është parashikuar edhe një pjesë ushtarake për financimin e të cilës do të kërkohet ndihma e NATO-s.

RamaKemi pasur diskutime intensive për një marrëveshje përfundimtare për të çelur rrugën e fillimit të negociatave. Për të gjitha këto jemi këtu. Dëshiroj të kujtojë se me hapjen e rrugës nga ana e Turqisë, janë krijuar premisat që NATO të shtohet me Suedinë dhe Finalandën.Për të gjitha këto dhe për të tjera që mund të keni pyetje jemi këtu. Një fokus të vecantë për Ballkanin Perëndimor, për rajonin dhe rëndësinë që ka. Qëndrimi ynë ka qenë I njëjti, I njohuri dhe i përsërituri lidhur me domosdoshmerinë që Serbia të mbahet sa më shumë dhe sa më afër me frontin kundër agresionit. Kemi kërkuar që Kosova të përfshihet në partneritetin për paqe që eshtë një stad tjetër I marrdhenieve me NATO—n. Kemi dhënë argumentat përkatëse. Ësjtë e udhët aleanca që pavarësisht mos njohjes së Kosovës nga disa prej vendeve kjo nuk është një kohë e zakonshme. Kosova pavarësisht se Ukraina nuk e njeh, ka mbajtur nje qëndrim të qartë dhe të saktë duke treguar një mature të rendësishme si shtet në raport me detyrimet ndaj gjithë kësaj familje të madhe, që Kosova e ka ditur fatin e saj. Po ashtu kemi folur per projektin tonë dhe së shpejti do të rikthehemi në Bruksel për propozimin tonë që ka ngjallur jo vetem interes por edhe dëshirë për të thelluar, për instalimin e një baze të Natos në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano, do të ketë edhe një bazë ushtarake. Së shpejti do të bëjmë një takim të posacëm me ekipin tonë të ekspertëve dhe ato të aleancës. Aktualisht po ndërtohet baza ajrore e NATO-s në Kucove, një financim I huaj .Sa i përket portit do financojme vete pjesën komerciale, për pjesën ushtarake do të ketë një bashkëfinancim.