31 tetor 2015 – Gazetarët dhe analistët Mero Baze dhe Andi Bushati, kanë qenë mjaft të ashpër në qëndrimet që kanë mbajtur dje ndaj pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangaj.

Frangaj ka përfunduar në qendër të akuzave të tyre pasi Baze dhe Bushati pretendojnë se ai po abuzon me një pronë, që sipas tyre e ka marrë në mënyrë të paligjshme në bregdet.

Ja çfarë thonë ata për Frangajn.

Andi Bushati në intervistën për gazetën Tema: Mendoj se bëra gjënë e duar sepse duke huazuar një shprehje të vetë Ramës, mendoj se ai është lidhur tashmë si m…pas këpucës me pronarin e TV Klan. Kur bëra shkrimin që ju i referoheni, dija shumë më pak. Kisha biseduar vetë më Ramën dhe më kish thënë se nuk dinte gjë, se në atë zonë as ai, as askush tjetër s’mund të ndërtonte kurrë. Ma kishte përsëritur këtë disa herë edhe në sy të kolegut tim Baton Haxhiu, që i përsëriste pareshtur se kjo që po bënte ishte një çmenduri dhe se ai nuk mund ta kompromentonte në mënyrë aq selektive aksionin e tij kundër ndërtimeve pa leje. Ai na gënjente si fëmijë. Që në shkollën fillore nuk kam parë njeri të gënjejë aq paturpësisht dhe aq naivisht, i bindur se shumë shpejt do të diskretitohej. Madje e mbaj mend si tani kur na tha shprehimisht me një frazë të denjë për Musolinin: “nëse kryetari i komunës së Golemit e ka dhënë atë leje, unë do ta fus në burg”. Tani, vetëm tani nga gazeta juaj e mora vesh se ai e kish urdhëruar vetë kreun e komunës Golem ta jepte atë leje për Frangajn.

Mero Baze: Ajo që ka rëndësi për mua sot, por dhe për çdo qytetar, është të shikoj çfarë kryeministri kam, dhe jo çfarë do bëjë Sandri. Sandri me atë gjuhën e tij vulgare, siç ua ka “q..robt”, siç thotë për ata që ka përreth, le të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Kjo është çështje e atyre që e pranojnë dhe i ulen në gjunjë. Çështja ime është të shikoj nëse do t’ia “q… robt” dhe institucionit të këtij kryeministri. Nëse e bën, nuk është ndonjë lajm i keq. Thjesht vendoset një standard tjetër dhe të gjithë ata që duan të zaptojnë, të marrin leje të paligjshme, të kapin shtetin dhe të poshtërojnë njerëzit pa pushtet, kanë kryeministrin e tyre ideal. Sandri u ka bërë një shërbim të madh në këtë rast, pasi u ka shkurtuar kohën dhe nervat të dëgjoni propagandë për parime dhe shtetin ligjor. Mes një zaptuesi, falsifikuesi dhe ndërtuesi pa leje dhe disa gazetarëve që e kritikojnë këtë që po ndodh, kryeministri është më shumë i shqetësuar për këta të dytët dhe ankohet se po e teprojnë. Ndaj nuk jam aspak i shqetësuar nëse Sandri vazhdon punën duke përdorur pushtetin e Edi Ramës. Jam i shqetësuar vetëm nëse Sandri vazhdon shet p… me pushtetin dhe kryeministri shet mend sikur bën shtet, duke rrasur nëpër qeli fshatarët që ndërrojnë çatitë pas shirave të rrëmbyeshëm, duke i quajtur ndërtues pa leje. Thjesht pas kësaj do ta ketë më të vështirë të na bëjë moral. Sandri mund të na bëjë një nder në këtë pikë. Nuk është pak! /Mapo

/portali DurresLajm/