Tiranë, 16 maj 2014 – Banka Botërore bën me dije se përqindja e kredive të këqija pritet të ulet deri në fillim të vitit 2015. BB i ka dhënë Shqipërisë një hua prej 100 milionë dollarë për modernizimin e sektorit financiar. 

Banka Botërore bën me dije se huaja ka për synim të forcojë këtë sistem.

“Huaja mbështet axhendën reformuese të qeverisë. Përqindja e kredive të këqija pritet të ulet deri në fillim të 2015”,– bëhet e ditur nga ky institucion.

Sipas BB, reduktimi i kredive të këqija do të mbrojë stabilitetin.

“Autoritetet janë të angazhuara të vazhdojnë një sërë reformash për të nxitur zhvillimin e sektorit financiar”,– thotë BB.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/