Banka Botërore ka njoftuar se ka gati një plan me një buxhet prej 12 miliardë Dolarrë për të ndihmuar vendet e varfëra për të siguruar vaskinën kundër COVID-19.
Sipas The Guardian, Banka Botërore po bën përpjekje që vendet me të ardhura të ulëta të kenë mundësi të blejnë vaksinën dhe për këtë u kërkon vendeve të pasura që të mbështesin planin e saj.
David Malpass, presidenti i Bankës Botërore, tha se iniciativa ishte e nevojshme sepse Covid-19 ka një ndikim shumë më të madh në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme sesa në botën e zhvilluar.
“Të kesh financa është shumë e rëndësishme sepse sapo të jetë në dispozicion një vaksinë e sigurt dhe efektive, kjo do t’i lejojë njerëzit të rifillojnë jetën e tyre me besim”, tha ai.
“Ka pasur rezervime të dozave nga vendet me të ardhura më të larta dhe ne duam të sigurohemi që edhe vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të kenë mundësi të përdorin vaksinën,” shto Malpass.
Banka beson se ekonomia globale nuk do të rimëkëmbet plotësisht derisa njerëzit të ndiejnë se mund të jetojnë, shoqërohen, punojnë dhe udhëtojnë pa frikë dhe kur të jetë gati një vaksinë efektive kundër virusit.