TIRANE, 29 mars 2013- Banorët shkojnë nëpër dhomat e gjumit, ndërsa bisedat vazhdojnë të jenë të pranishme ndërmjet tyre.

Olta dhe Eldora shtrihen në të njëjtin krevat dhe fillojnë të diskutojnë për sa i përket çmimit të madh dhe mënyrën se si mund t’i përdornin lekët.

Eldora thotë se pjesën më të madhe të lekëve do ta përdorte në ndihmë të një komuniteti, pasi dëshiron që të japë kontributin e saj nëse do të kishte mundësi. “Nuk kam pse të gënjej veten duke thënë që nuk e dua çmimin”, thotë Eldora.

Të njëjtën gjë thotë edhe Olta, e cila shton se brenda shtëpisë është vetvetja dhe shumë e sinqertë, ndryshe nga Eldora,e cila nuk është plotësisht dakord me këtë gjë. Ajo thotë se ky kompeticion të bën që të dalësh pak nga vetja në shumë situata.