Një mbrëmje me emocione në spektaklin e së shtunës në Big Brother. Janë zbuluar të gjithë sekretet e banorëve që janë ende konkurrentë, por dhe të banorëve që kanë dalë nga shtëpia.
Banorët të cilët kanë zbuluar sekretet nuk duhet t’i tregojnë pasi rrezikojnë të humbasin shumën e parave që kanë fituar.
Dy konkurrentët nga Kosova, Vigani dhe Edberi, të cilët kishin sekretin që ishin një konkurrent i vetëm, gjë që i çonte në nominim të dy, nga kjo javë ato do të jenë dy konkurrentë të pavarur.
Për Elonën, Joanën dhe Rikën gjatë javës ka patur një penalizim nga Big Brother. Të tre vajzat kanë qenë të detyruara të flasin me mengafon pasi kanë krijuar probleme në përdorimin e mikrofonave duke i fikur, mosvënë ose dëmtuar.
Gjatë javës nuk ka patur televotim të hapur dhe asnjë nga banorët nuk është larguar nga shtëpia. Banorët këtë gjë nuk e kanë ditur dhe ata javën e kaluar kanë bërë nominimet në prani të njëri-tjetrit. Big Brother ka realizuar një shaka duke bërë një eleminim fals të Joanës, e cila më pas është rikthyer përsëri në shtëpi.
Televotimi këtë javë është hapur, publiku nga Shqipëria mund të votojë në numrin 56666 dhe nga Kosova në numrin 55099. Të nominuarit e kësaj jave janë: Anaidi, Joana, Edberi dhe Rike.
Joana, “antipatikja” me shpirt të madh
Gjate spektakli te mbrëmshëm, vëllai i madh mundi te vinte ne prove te dy banoret qe tashme janë deklaruar si te lidhur sentimentalisht me njeri-tjetrin.
Ndërkohë Arbana e bën të qartë për publikun se ky është një nominim i rremë dhe se nuk ekziston. Pas disa sekondash suspansë ajo thotë emrin e banorit që i shpëton eliminimit që është Eldora. Ajo lumturohet shumë ndërkohë që Joana dhe Anaidi shohin njëri-tjetrin në sy dhe ndodhen në situatë shumë të keqe. Njëri prej tyre duhet të lërë shtëpinë.
Por sikurse u tha edhe nga Arbana disa herë, kjo është një lojë e Vëllait të Madh për Anaidin dhe Joanën. Arbana ndërkohë fton Joanën në dhomën e rrëfimit dhe Anaidin në dhomën e surprizave përpara se të thotë emrin e të eliminuarit. Arbana i bën me dije Anaidit se Big Brother për herë të parë në historinë e tij ka vendosur që Anaidi të zgjedhë nëse do të largohet ai, ose Joana. Pasi Anaidi argumenton përgjigjen e tij, thotë të largohet Joana dhe të qëndrojë ai, sepse ai mendon që është pak më i fortë se Joana për të përballuar lojën që e pret. Këtë pyetje Arbana, ja drejton edhe Joanës. Sipas Joanës qëndrimin në shtëpi e meriton më shumë Anaidi sepse ajo ja ka shprehur edhe më parë se nëse ka një njëri që e meriton fitoren, ai është Anaidi. Ajo heq dorë nga qëndrimi në shtëpi dhe zgjedh që lojën ta vazhdojë Anaidi.
Megjithëse është një lojë e Vëllait të Madh banorja që duhet të linte menjëherë shtëpinë ishte Joana. Ajo përshëndetet me banorët e tjerë dhe në fund takon edhe Anaidin. Joana duket që e priti keq që ai zgjodhi që të ishte Joana ajo që duhet të linte shtëpinë. Pasi takohet edhe me Anaidin, Joana mer rrugën për të dalë por Arbana e ndalon duke i thënë që kjo ishte një sfidë nga vëllai i madh dhe që vendosi që ta kalonte Anaidi me Joanën. Joana lumturohet tej mase dhe pritet futja e saj në shtëpi në një mënyrë që do të habisë të gjithë banorët.
Gjithsesi, siç edhe doli, Joana me vendimin e saj për te lënë Anaidin te vazhdoje ne rrugën për fitimin e çmimit te madh, tregoi force karakteri gje te cilen nuk e pame ke banori tjeter Anaidi.
Joana: Me Janin bëja jetë përrallore, ndërroja përditë makinat
Kohët e fundit është bërë zakon mes banorëve, që, nëse duan të tregojnë diçka për veten, i sheh tek i rrëfehen ose Edberit, ose Viganit. Duke qenë banorët disi më të papozicionuar me grupet, pothuajse në çdo kohë gjen dikë që po i rrëfehet njërit prej djemve. Kështu, Joana zgjodhi Edberin për t’i rrëfyer jetën e saj jashtë. Ajo i tregoi se i mungon shumë jeta jashtë. E pyetur nga Edberi se çfarë të mungon më shumë, Joana i thotë: “Më mungon gota e verës që pi çdo natë në lokale dhe makinat luksoze që i ndërroj çdo ditë”. Edberi i çuditur e pyet se nga i gjen ajo paratë për të bërë atë jetë. Joana i rrëfen se Jani merret me tregti makinash, kështu që ajo kishte mundësi t’i ndërronte ato sa herë të donte.
Pastaj tregon lidhjen e saj me një djalë tjetër para se të njihej me Janin: “Unë isha e lidhur me një djalë në Shqipëri kur njoha Janin në Greqi dhe më pëlqeu shumë. Më filluan menjëherë fluturat në stomak dhe e mora në telefon të dashurin që kisha dhe i thashë që të kam lënë se dua një tjetër.” Edberi i çuditur e pyeti se si reagoi ai. Joana i thotë se djemtë që rrinë me të ia njohin impulsivitetin dhe e dinë se ajo është pak e çmendur.
Më pas, ajo tregon se me Janin ka bërë jetë përrallore dhe bashkë kanë shëtitur vendet më të bukura dhe kanë ndenjur në hotelet më të shtrenjta. “Prandaj më duken si miza këto vajzat këtu dhe nuk i marr fare në konsideratë, se ato as në ëndërr nuk e kanë parë jetën që bëj unë”, – ka përfunduar Joana.





