Performanca e këngëtares shqiptare në Eurovizion 2022 është komentuar gjerësisht, jo vetëm në vendin tonë por edhe nga mediat e huaja.
Një ndër to është edhe televizioni britanik “BBC”, që në rrjetet sociale ka publikuar një fragment të shkurtër nga performanca e Ronela Hajatit.
“Kur taksia të vjen për 5 minuta, por ende nuk ke tharë flokët”, shkruan në një postim në Twitter “BBC 3”.
Shqipëria, e përfaqësuar nga Ronela Hajati, nuk u kualifikua mbrëmjen e djeshme për në gjysmëfinale.
When the taxi’s arriving in 5, and you still need to dry your hair. #Albania🇦🇱 #Eurovision pic.twitter.com/z2liS8dbe8
— BBC Three (@bbcthree) May 10, 2022





