Rajonet në Itali që janë goditur më rëndë nga pandemia e koronavirusit, kanë së fundmi rënie të konsiderueshme të shifrave të viktimave dhe të të infektuarve, por sipas BBC, shqetësimet janë tashmë në rritje se jugu i vendit mund të bëhet një tjetër vatër e nxehtë.

Raportimet e fundit për të dhënat nga rajoni verior i Lombardisë sugjeruan se epidemia mund të ngadalësohet në epiqendrën e saj. Por disa zona në jug po shohin një rritje të madhe të numrit të vdekjeve, duke shtuar kështu frikën se shërbimi shëndetësor mund të përfshihet nga kolapsi.

Italia ka raportuar 7.503 vdekje nga koronavirusi dhe 74,386 raste të konfirmuara pozitiv.

Të infektuarit dhe vdekjet janë shumë më pak të përhapura në jug të Italisë, por shenja shqetësuese po vijnë nga rajone të tilla si Campania rreth Napolit dhe Lazio i Romës ku sistemi shëndetësor konsiderohet shumë më pak i kualifikuar sesa në veriun “e pasur”. Deri më tani ka pasur 74 vdekje në Campania dhe 95 në Lazio.